
Flamurtari fiton përballjen dramatike ndaj Bashkimit dhe kualifikohet në finale
Në një ndeshje dramatike në Vlorë, Flamurtari shënoi fitore ndaj Bashkimit me rezultat 80:82 (19:18, 26:20, 14:25, 21:19).
Vlonjatet para tifozëve të tyre arritën synimin e madh për tu kualifikuar në finale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Peja 03-Partizani.
Sfida ka qenë interesante dhe u vendos në sekondat e fundit.
Në tre çerekët e parë loja ishte kryesisht e baraspeshuar, derisa në dhjetëminutëshin e fundit u zhvillua një lojë shumë interesante.
Flamurtari po fitonte 68:75, por Bashkimi rikthehet dhe kalon në epërsi 80:78, por në momentet e fundit, vlonjatet ishin më të vëmendshme për të triumfuar 80:82.
Adrienne Godbold ishte më e mira te Bashkimi me 30 pikë e shtatë kërcime, derisa te Flamurtari u dallua Jose-Ann Marie Johnson me 18 pikë e 11 kërcime.