Fitore të thella për Besën e Trepçën

Fitore të thella për Besën e Trepçën

Me dy ndeshjet e zhvilluara të dielën mbrëma është kompletuar xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në hendboll.
Kampionia aktuale, Besa Famgas, dhe fituesja aktuale e Kupës, Trepça, nuk kanë hasur në telashe për të arkëtuar pikët e radhës.

Besa Famgas e mposhti Deçanin me rezultatin 48:12. Jon Vokshi i shënoi 12 gola, nëntë i kishte Olsi Mulaj, ndërsa nga shtatë i realizuan Antonio Vozila e Edonis Hajra. Fatlind Mazrekaj i kishte 5 gola për Deçanin.
Trepça fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 49:22.

Shpëtim Mehmeti i shënoi 15 gola për mitrovicasit, shtatë i kishte Yassine Henahem, derisa nga gjashtë i shënuan Amar Mujka, Sali Maxhera e Muhamet Dubovci. Te Vushtrria gjashtë gola i shënoi Amir Fazliu, pesë Arjanit Hyseni e katër Rilind Emini.

Besa Famgas është e dyta me 26 pikë, ndërsa Trepça e treta me 22. Deçani i ka gjashtë pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Vushtrria është e shtata, përkatësisht e parafundit me katër pikë.