Fitore e madhe për Dardanet tona, ky është urimi i presidentit Ademi

Fitore e madhe për Dardanet tona, ky është urimi i presidentit Ademi

Kombëtarja e Kosovës në futboll (femra) e ka nisur fuqishëm Ligën e Kombeve me një triumf bindës ndaj Maqedonisë së Veriut, 4:0, në Grupin C6.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Dardanet, duke theksuar se kjo paraqitje është dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të ekipit tonë.

“Urime vajzave dhe stafit në krye me Sami Sermaxhajn për këtë fillim të mbarë! Së bashku t’i mbështesim vashat tona në sfidën e radhës më 25 shkurt në ‘Fadil Vokrri’ kundër Letonisë”, ka shkruar Ademi në Facebook.