Fitore drithëruese, United thyen Rangers në Europa League

Fitore drithëruese, United thyen Rangers në Europa League

Europa League luajti këtë të enjte ndeshjet e xhiros së shtatë. Manchester United fitoi 2-1 ndaj Rangers, në një 90 minutësh mjaft të luftuar. Një autogol i Butland  në fillimin e pjesës së dytë i dhuroi epërsinë “Djajve të kuq”. Te skocezët, titullar luajti Nedim Bajrami, i cili u aktivizua për 70 minuta. Goli i barazimit mban firmën e Dessers, në minutën e 88-të. Në fund, United siguroi 3 pikët me Bruno Fernandes. Me këtë rezultat, ekipi i Amorim renditet në vendin e katërt.

Në ndeshjet e tjera, Lazio mundi 3-1 Sociedad ndërsa Paok-Slavia Prague përfundoi 2-0.