Fiton Juventusi, tash është vetëm një pikë larg Interit

Fiton Juventusi, tash është vetëm një pikë larg Interit

Juventus ka arritur një fitore 2-1 ndaj Frosinones dhe tashmë e sheh veten 1 pikë larg Interit kryesues.

Skuadra e Max Allegrit e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të 18-vjeçarit Kenan Yildiz. Sulmuesi turk shënoi një gol të bukur me një lëvizje të zgjuar brenda zonës duke shmangur 3 mbrojtës.

Vendasit barazuan rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me anë të Jaime Baez Stabile. Gjithsesi, “Zonja” gjeti golin e fitores me Dusan Vlahovic 9 minuta përpara fundit.

Sulmuesi i ardhur nga stoli, realizoi me kokë pas krosimit të Weston McKennie. Vlahovic realizoi sërish një minutë përpara fundit, por goli u anulua nga VAR-i.