Finale e parakohshme në Shtutgart, Spanja dhe Gjermania zbresin në fushë me “artileritë e rënda”

Finale e parakohshme në Shtutgart, Spanja dhe Gjermania zbresin në fushë me “artileritë e rënda”

Spanja dhe Gjermania masin forcat në ccerekfinalen e parë të këtij Evropiani, që cilësohet dhe si një finale e parakohshme, pasi të dyja skuadrat janë pretendente kryesore për të ngritur lartë titullin.

“La Roja” e mbylli Grupin B me pikë të plota, ku bënte pjesë dhe Shqipëria, ndërsa në 1/8-at mposhti 4-1 Gjeorgjinë debutuese.

Nga ana tjetër, “Panzerat” organizatorë gjithashtu dolën të parët në Grupin A me 7 pikë, teksa mposhtën 2-0 Danimarkën në një duel me polemika.

Në Shtutgart pritet të mbizotërojë spektakli për shkak të asaj që të dyja skuadrat kanë dhënë në këtë Europian dhe për faktin se në fushë kanë hedhur lojtarët më në formë në dispozicion, ndërsa drejtësi në këtë takim do të vendosë arbitri anglezi Anthony Taylor.

FORMACIONET ZYRTARE: