Filluan punimet në zgjerimin e rrugës Isniq – Lëbushë – Strellc
“Një pamje krejtësisht e re, moderne, me trotuare të gjera e tërësisht e transformuar po i shtohet qytetit të Deçanit. Në segmentin Isniq – Lëbushë – Strellc, filluan punimet në ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës, e kështu dalëngadalë gjithë qendrës së Deçanit po i japim hakun që ka merituar ta ketë vite e dekada më parë”, ka bërë me dije kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ai ka theksuar se së bashku Deçanit do t’i ndërtojnë infrastrukturën më moderne që meriton ky qytet.
“Ta gëzojnë banorët e bizneset e kësaj rruge!”, ka theksuar Ramosaj.