
Fillon takimi i presidentes me liderët e partive politike
Ka filluar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me krerët e partive politike, pas dështimit të mandatimit të dytë për formimin e Qeverisë së re.
Në takim po marrin pjesë kryetarët e partive parlamentare, Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, LDK-së, AAK-së, Nismës Socialdemokrate, si dhe përfaqësuesit e partive politike të komuniteteve jo-serbe.
Takimi, i thirrur nga Osmani ka për qëllim konsultimin e hapave të mëtejshëm kushtetues pas situatës së krijuar nga mosvotimi i Qeverisë së propozuar.
