Fillon subvencionimi i energjisë elektrike për mbi 72 mijë familje të cenueshme
“Mbi 72,000 familje të cenueshme do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike i cili bëhet direkt në faturë duke filluar nga fatura e nëntorit dhe zgjatë për gjashtë muaj me radhë”, ka njoftuar Ministria e Financave.
Më tej thuhet se subvencionimi realizohet në kuadër të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cenueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.
“Njoftojmë qytetarët se aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike është ende i hapur në platformën eKosova. Për tu kualifikuar, familjet duhet të kenë pasuri të paluajtshme nën 100,000 euro dhe të ardhura mesatare mujore për anëtar nën 150 euro. Qeveria për të gjithë!”, ka njoftuar kjo ministri.