
Fillon procesi i hartimit të Strategjisë për Ekonomi Kreative
Me pjesëmarrje të gjerë të kabineteve dhe departamenteve përkatëse brenda MKRS, MINT, MASHTI, MPHI, MFPT, MAPL, Zyrës së Planifikimit Strategjik brenda Zyrës së Kryeministrit, kolegjiumeve përkatëse të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është mbajtur punëtoria dyditore me qëllim të koordinimit të aktiviteteve dhe hapave të përbashkët institucional në raport me procesin e hartimit të Strategjisë për Ekonomi Kreative.
Si reflektim i politikave të deritanishme zhvillimore, kjo strategji ka për synim fuqizimin e mëtutjeshëm të potencialit krijues vendas për zhvillim të qendrushem të sektorit krijues.
Hartimi i Strategjisë mbështetet nga UNDP dhe Ambasada e Luksemburgut, në bashkëpunim me Universitetin e Lundit, Ambasadën Suedeze dhe British Council.