Fillon Kampionati Evropian 2024 në Gjermani
Kampionati Evropian i futbollit 2024 ka filluar të premten mbrëma me ndeshjen hapëse të Grupit A, mes nikoqires Gjermanisë dhe Skocisë, në stadiumin Allianz Arena në Munih.
Ky është edicioni i 17-të i Kampionatit Evropian, i njohur më mirë si EURO, dhe në të po merr pjesë edhe Shqipëria – për herë të dytë në historinë e vet, pas debutimit më 2016.
Ndeshjes hapëse mes gjermanëve dhe skocezëve, pjesë e grupit të të cilave janë Hungaria dhe Zvicra gjithashtu, i parapriu ceremonia e zakonshme zyrtare.
Kosova dështoi të kualifikohej, ndërsa Shqipëria do ta ketë një grup zor ta kalueshëm, pasi përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Turneu ka gjashtë grupe me nga katër ekipe secili. Ekipet në secilin grup përballen njëra me tjetrën nga një herë. Dy ekipet me më së shumti pikë në grup kalojnë në fazën tjetër të garës, së bashku me katër ekipe që kanë paraqitje më të mira nga vendet e treta.
Ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume në qytete të ndryshme të Gjermanisë nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Nga rrethi i 16 më të mirëve e tuje, gara është e karakterit të eliminimit direkt në fazat çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale për ta përcaktuar kampionin.
Anglia dhe Franca shihen si kombëtaret favorite për ta fituar trofeun evropianin. Anglia nuk ka fituar trofe të madh ndërkombëtar prej se e fitoi Kupën e Botës më 1966 dhe doli humbëse në EURO-n e kaluar kur u mposht nga Italia.
Franca ishte finaliste e Kupës së Botës 2022, ku u mposht nga Argjentina e Lionel Messit, dhe udhëhiqet nga superylli i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe.