Fillon FIBA Kampi Potencial për gjyqtarët e basketbollit në Prizren

Fillon FIBA Kampi Potencial për gjyqtarët e basketbollit në Prizren

Nga 11 deri më 13 shkurt, në Prizren po mbahet FIBA Kampi i Potencialëve për gjyqtarët e basketbollit, një ngjarje shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe avancimin e gjyqtarëve të rinj.

Ky kamp organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA Europe, paralelisht me garat e Final 8 të Kupës së Kosovës për Ligën e Parë dhe Final 4 të Kupës së Femrave.

Në kamp po marrin pjesë 9 gjyqtarë nga Evropa, tre prej tyre nga Kosova, duke përfituar nga ligjëratat dhe përvoja e instruktorëve të njohur të FIBA-s.