Fillojnë kontrollet për punëtorët e padeklaruar
Zëvendësministrat Avni Zogiani dhe Agon Dobruna, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi, kanë vëzhguar nga afër ekipet inspektuese të ATK-së dhe IP-së teksa ato kanë bërë inspektime nëpër biznese përkatësisht në sektorët e ndërtimtarisë dhe gastronomisë në komunën e Prishtinës për të identifikuar bizneset që mbajnë punëtorë të padeklaruar.
Në këto vizita të realizuara, bizneset dhe punëtorët u informuan rreth rëndësisë së deklarimit të punëtorëve dhe fillimit të kampanjës së gjithëmbarshme e cila ka për synim rritjen e zbatimit të ligjeve në fuqi përmes identifikimit dhe gjobitjes së punëdhënësve që shkelin ligjin dhe të drejtat e punëtorëve duke mos i deklaruar dhe duke mos ua paguar kontributet.
“Ftojmë të gjithë punëtorët që ti bashkohen kampanjës në fjalë, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat të cilët janë në dispozicion nga MFPT”, ka njoftuar Ministria e Financave.