HomeSportFillojnë garat shtesë, synohet finalja e madhe e plejofit

Fillojnë garat shtesë, synohet finalja e madhe e plejofit

spot_img

Pas turneut final të Kupës, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Ferizaj, të shtunën fillojnë garat shtesë (plejofi) në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën prej orës 18:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë takohen Shqiponja e Istogu.

Ndërkohë të dielën prej orës 20:00 është ndeshja në mes të Samadrexhës dhe Ferizajt.

Gjysmëfinalja zhvillohet deri në dy ndeshje të fituara. Pra maksimalisht janë tri ndeshje.
Priten ndeshje të forta dhe dramatike.

Samadrexha e përfundoi pjesën e rregullt të kampionatit në vendin e parë duke i fituar të gjitha 16 ndeshjet. Luan me Ferizajn që përfundoi i katërti me 20 pikë. Këto dy skuadra u takuan edhe në gjysmëfinale të Kupës, ndërsa fitore shënoi Samadrexha, që në fund edhe festoi Kupën e Kosovës.
Shqiponja në pjesën e rregullt të kampionatit ishte e dyta me 26 pikë. Istogu, që është kampion në fuqi, përfundoi i treti me 23 pikë.

Istogu e mposhti Shqiponjën në gjysmëfinale të Kupës.
Ndeshjet e dyta të serisë gjysmëfinale janë mesjavën e ardhshme.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...