
Filloi regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit
Sipas vendimit nga mbledhja e përbashkët e kryetarit të Kuvendit me përfaqësues të subjekteve politike parlamentare, ka filluar sot regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 41 deputetë, kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe deputetë nga radhët e LDK-së.
Po sipas këtij vendimi, nesër, më 11 prill do të regjistrohen deputetët e PDK-së dhe LDK-së, ndërsa të hënën, më 14 prill, deputetët e AAK-së, Listës Serbe dhe të komuniteteve të tjera joshumicë.
Regjistrimi i deputetëve është një proces i brendshëm administrativ i Kuvendit.
Seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit do të mbahet të martën, më 15 prill, në orën 10:00.