Fillimi stinor pranveror, gjyqtarët e Superligës zhvillojnë seminarin përgatitor

Fillimi stinor pranveror, gjyqtarët e Superligës zhvillojnë seminarin përgatitor

Gjyqtarët e Superligës së Kosovës po zhvillojnë seminarin përgatitor para fillimit të stinorit pranveror, ku po kombinojnë trajnimet teorike me fazën përgatitore praktike.

Ligjëratat po udhëhiqen nga instruktori i UEFA-s, spanjolli David Fernández Borbalán, i cili është fokusuar edhe në diskutimet për përmirësimin e standardeve të ndarjes së drejtësisë në vendin tonë.

Gjatë seminarit, përpos video-rasteve me situata të ndryshme në ndeshje ndërkombëtare, janë analizuar edhe vendimet e marra nga gjyqtarët e Kosovës në ndeshjet e stinorit të kaluar, duke u rikthyer situatave të diskutueshme dhe kritereve të vendimmarrjes, me qëllim që gabimet të shmangen dhe performanca të përmirësohet në stinorin e ri.

Ky seminar shënon një hap të rëndësishëm për përgatitjen e gjyqtarëve, duke garantuar se ata do të jenë të gatshëm për sfidat e stinorit pranveror.

Gjyqtarët e Superligës nesër do t’i nënshtrohen testeve fizike.