Fillimi i vitit shkollor, policia bën thirrje për kujdes të shtuar

Fillimi i vitit shkollor, policia bën thirrje për kujdes të shtuar

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës apelon për një përgjegjësi të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Në zonat pranë shkollave dhe ku janë vendosur tabelat njoftuese si “Kujdes, shkolla” dhe “Këmbësorë,” është jetike që të gjithë të tregojnë kujdes maksimal.

Fëmijët janë më të brishtë dhe të paparashikueshëm në lëvizje, kështu që shpejtësia e ulët, vëmendja e lartë dhe respektimi i sinjalistikës rrugore mund të shpëtojë jetë.

Këtë vit, veçanërisht kujdes të veçantë duhet të tregojmë për fëmijët që shkojnë në shkollë për herë të parë. Këta fëmijë janë më të pafajshëm dhe më të papërvojë në rrugë, ndaj është detyra jonë të sigurojmë që udhëtimi i tyre drejt shkollës të jetë sa më i sigurt dhe i mbrojtur.

Le të fillojmë vitin shkollor me siguri për të gjithë!