
Fidel Ylli edhe për një mandat në krye të KOKSH-it
Fidel Ylli ka marrë besimin e asamblistëve për të udhëhequr edhe për një mandat Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH), pas Asamblesë Zgjedhore, të mbajtur të mërkurën në Tiranë.
Me këtë rast, në emër të presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe Bordit Ekzekutiv, i shprehim urimet më të sinqerta presidentit Ylli dhe Bordit të ri Ekzekutiv të KOKSh, duke iu dëshiruar suksese të mëtejme në realizimin e objektivave në shërbim të sportit dhe sportistëve shqiptarë.
KOK-u ka njoftuar se mbetet i përkushtuar për të thelluar edhe më tej partneritetin tonë vëllazëror, në funksion të avancimit të sportit në të dy vendet tona.