Homeballine 2FFK themelon Akademinë e Referimit të Kosovës

FFK themelon Akademinë e Referimit të Kosovës

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës, nga 1 korriku do të nisë zyrtarisht Akademinë e Referimit të Kosovës, një projekt ky i rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e gjeneratave të reja të gjyqtarëve të futbollit.

Qëllimi i kësaj akademie është identifikimi, edukimi dhe përgatitja profesionale e gjyqtarëve të rinj, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për të ardhmen e referimit në Kosovë.

Ligjërues dhe mentorë të akademisë do të jenë gjyqtarët me stemë të FIFA-s, Fatlum Berisha, Besnik Morina, Bujar Selimani dhe ish-gjyqtari Kreshnik Vula, të cilët me përvojën dhe ekspertizën e tyre do të kontribuojnë në formimin e gjeneratave të reja të arbitrave.

I gjithë projekti do të udhëhiqet nga Përparim Hasani, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, i cili ka qenë iniciatori dhe mbështetësi kryesor i këtij programi zhvillimor.

Të gjitha informatat lidhur me procesin e rekrutimit, kriteret e aplikimit dhe mënyrën e regjistrimit do të publikohen zyrtarisht nga data 1 korrik përmes kanaleve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës.

Akademia e Referimit të Kosovës shënon një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së cilësisë së referimit dhe krijimit të mundësive të reja për të rinjtë që dëshirojnë të ndërtojnë karrierë në futboll.

Bëhu pjesë e gjeneratës së re të referëve të Kosovës!

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...