FFK përjashton Zhegrovën, Muslijen dhe portierin Muriq
Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.
Kështu u bë e ditur nga një njoftim i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Largimi i tyre u bë për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.
Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.
Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.