HomeSportFFK përgëzon Ballkanin për kalimin në raundin e dytë të Conference League

FFK përgëzon Ballkanin për kalimin në raundin e dytë të Conference League

spot_img

“Një tjetër mbrëmje e suksesshme për futbollin e Kosovës! FC Ballkani siguroi me meritë kalimin në raundin e dytë të UEFA Conference League, pasi mposhti skuadrën uellsiane Connah’s Quay Nomads, me rezultat 3:2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka shkruar FFK në urimin e saj.

“Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë, portokallezinjtë zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e kthimit, duke shënuar tre gola. Edhe pse mysafirët ngushtuan rezultatin në minutat e fundit 3:2, Ballkani ruajti qetësinë dhe me plot meritë iu gëzua fitores dhe siguroi vazhdimin e rrugëtimit evropian. Përgëzime futbollistëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit dhe tifozëve për këtë arritje të rëndësishme”

“Fakti që dy klubet tona, FC Ballkani dhe FC Malisheva, kanë siguruar kalimin në raundin e dytë të UEFA Conference League është një dëshmi e qartë e progresit të futbollit të Kosovës dhe e punës së vazhdueshme që po bëhet në të gjitha nivelet”.

“FC Ballkanit dhe FC Malishevës u urojmë shumë sukses në sfidat e radhës dhe përfaqësim sa më dinjitoz të futbollit të Kosovës në arenën evropiane!”, thuhet në urimin e FFK-së.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...