Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e radhës për trajnerë për Licencën –B.
Kursi do të fillojë më 24 gusht 2026 dhe do të përfshijë fazën e ligjëratave, punës praktike dhe atë të provimeve.
Kursi mes tjerash do të mbulojë temat në vijim në teori dhe praktikë:
– Njohja bazike e futbollit
– Stërvitje për të rinj
– Stërvitje teknike & taktike
– Përgatitja fizike.
Kursi do të vazhdojë përgjatë muajve shtator dhe tetor dhe kërkon një periudhë praktike në klub si dhe fazën e dytë mësimore!
Kriteret e pranimit në kurs janë:
– Vërtetim nga Policia rreth dosjes penale
– Certifikatë Shëndetësore pranë QKMF-së
– Kopje e licencës C
Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs .
Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës së tretë. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të marrin UEFA B – Licencë.
Licenca B është kriter për licencat e ardhshme siç është UEFA A Licencë për trajner. Pagesa e Kursit është 700 € (Euro) për person.
Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, në ueb faqen e FFK-së në linkun Aplikimi për Trajner, deri më 08/08/2026:
departamentiteknik@ffk-kosova.com
Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në këtë kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren parasysh.
– Analizë e lojës

