
FFK organizon kursin e radhës për Licencën B – Fitness
Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë kursin e radhës për trajnerë për Licencën B – Fitness. Kursi do të fillojë me datën 18.04.2025 dhe do të përfshijë fazën e ligjëratave, punën praktike dhe atë të provimeve. Kursi do të vazhdojë përgjatë muajve në vijim me modulet e radhës dhe kërkon edhe periudhën praktike/monitorime në klube.
Kriteret e pranimit në kurs janë:
- Formular Aplikimi (shkarko këtu)
- Vërtetim nga policia rreth dosjes penale
- Certifikatë Shëndetësore pranë QKMF-së
- Kopje e Licencës C
- Dëshmi mbi edukimin – Bachelor i Shkencave Sportive
- Dëshmi e eksperiencës së punës si trajner i fitnessit
Kursi kërkon pjesëmarrjen aktive në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.
Kursi do të përfundojë me provime në fund të fazës mësimore. Trajnerët të cilët i përfundojnë me sukses provimet do të pajisen me Fitness B Licencë.
Licenca Fitness B është kriter për licencat e ardhshme siç është UEFA Fitness A.
Pagesa e kursit është 700 € (euro) për person.
Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online, ose të paraqesin dokumentet e nevojshme pranë zyrave të FFK-së deri më 10.04.2025:
Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në këtë kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren parasysh.