HomeSportFFK nis hartimin e Strategjisë së re të zhvillimit, pas realizimit të...

FFK nis hartimin e Strategjisë së re të zhvillimit, pas realizimit të objektivave strategjike në kohë rekord

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur zyrtarisht procesin e hartimit të Strategjisë së re të zhvillimit, e cila do të përcaktojë drejtimin strategjik të futbollit kosovar nga viti 2027 e tutje.

Në kuadër të këtij procesi, në Kosovë qëndruan për vizitë ekspertët e UEFA-s, Oleksandr Kucheriavyi, Menaxher për Zhvillim Strategjik në Divizionin e Federatave Kombëtare dhe Ilija Kitić, Shef i Njësisë për Zhvillim Strategjik të Federatave Kombëtare.

Ata zhvilluan takime pune me presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe me koordinatoren për zhvillim të projekteve në FFK, Doruntinë Fetahaj, duke nisur procesin e definimit të objektivave dhe prioriteteve të reja strategjike.

Ky proces vjen si rezultat i suksesit të jashtëzakonshëm të Strategjisë “Themelet e së ardhmes” (2024–2028), e cila, ndonëse ishte planifikuar për një periudhë katërvjeçare, është zbatuar me sukses në pothuajse të gjitha pikat e saj brenda vetëm dy viteve.

Gjatë takimeve, ekspertët e UEFA-s shprehën vlerësimin dhe mirënjohjen e tyre për punën e bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës, duke theksuar se përmbushja e pothuajse të gjitha objektivave strategjike në një afat kaq të shkurtër përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme. Sipas tyre, ky rezultat është dëshmi e vizionit të qartë, planifikimit strategjik dhe përkushtimit të vazhdueshëm të FFK-së në zhvillimin e futbollit në të gjitha nivelet.

Falë këtij progresi, FFK tashmë ka krijuar bazën për një cikël të ri zhvillimor. Në bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n, nga sot ka nisur puna për hartimin e strategjisë së re, e cila pritet të hyjë në fuqi gjatë vitit 2027 dhe do të përfshijë objektiva edhe më ambicioze për zhvillimin e futbollit në Kosovë, në përputhje me standardet më të larta evropiane.

Përmbushja e objektivave para afatit është dëshmi e qartë se me vizion, përkushtim dhe punë të vazhdueshme ndërtohen themelet e së ardhmes së futbollit të Kosovës.

Strategjia e re do të ndërtohet mbi arritjet e deritanishme, duke vendosur objektiva të reja strategjike që do të mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm, rritje të standardeve dhe forcimin e mëtejshëm të pozitës së futbollit të Kosovës në arenën evropiane dhe ndërkombëtare, në fushë dhe jashtë saj.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...