FFK me zhvillime të mëdha në edukimin e trajnerëve

FFK me zhvillime të mëdha në edukimin e trajnerëve

Vetëm 9 vjet pas pranimit në UEFA, FFK me zhvillime të mëdha në edukimin e trajnerëve, tashmë pjesë e Konventës së Trajnerëve për nivelin UEFA A

Gjatë vitit 2025:

Anëtarësimi në UEFA Coaching Convention – UEFA A Licenca
FFK është anëtarësuar në UEFA Coaching Convention për nivelin UEFA A Licencës, duke hapur rrugë për zhvillimin e trajnerëve në një nivel më të avancuar dhe në përputhje të plotë me standardet evropiane.

Fillimi i kursit UEFA Fitness B
Në prill 2025 ka nisur për herë të parë në Kosovë kursi për trajnerët e përgatitjes fizike – UEFA Fitness B, me pjesëmarrës nga e gjithë Kosova të interesuar në specializim profesional në këtë fushë.

Kursi UEFA Goalkeeper B
Në shtator 2025, FFK do të organizojë për herë të parë kursin për trajnerët e portierëve – UEFA Goalkeeper B, duke ofruar mundësi të reja për zhvillimin e kësaj fushe specifike në edukimin e trajnerëve.

Së shpejti – UEFA Pro
Së shpejti pritet të nisë edhe procesi për licencimin UEFA Pro, si pika kulmore e edukimit të trajnerëve në Kosovë.

FFK-ja ka shprehur mirënjohje për Departamentin e Edukimit, në krye me Sanije Krasniqin, për përkushtimin dhe punën e palodhshme.