FFK-ja u përgjigjet “sulmeve kriminale”: Kemi nisur procedurat e kallëzimit në organet më të larta shtetërore
Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ndaj sulmeve të javëve të fundit nga medie dhe pronar mediash.
FFK-ja ka theksuar se sulet kanë ardhur nga një grup kriminal.
“Federata e Futbollit të Kosovës është sulmuar javëve të fundit nga një grup i strukturuar kriminal me interesa të caktuara, të cilët e sulmojnë Federatën, Kombëtaren, klubet e futbollit dhe futbollin në përgjithësi, veçanërisht kur pretendojnë se mund të ketë zgjedhje në FFK dhe të kapin këtë institucion. Përmes këtyre sulmeve, ata kanë vendosur të riciklojnë informacione të pabazuara që ishin shpërndarë edhe në periudha të kaluara. Këto pretendime tani janë të njëjtat që janë sqaruar vite më parë nga një mori e institucioneve dhe organeve të drejtësisë, dhe ky është një kapitull i mbyllur”, thuhet në komunikatën e FFK-së.
“Të inspiruar nga rasti kriminal i inceneratorëve në Shqipëri, ky grup kriminal kësaj radhe ka vendosur të punësojë Baton Haxhiun edhe në Kosovë, për të lustruar imazhin e dikujt dhe për të sulmuar të tjerët përmes mediave të pakta dhe pseudo-gazetarëve që ka. Për këtë grup kriminal, FFK-ja ka nisur procedurat e kallëzimit në organet më të larta shtetërore, organet e drejtësisë, si dhe në Këshillin për Parandalimin e Dukurive Negative në Sport”, thuhet në komunikatën e FFK-së.
Komunikata e plotë e FFK-së:
Federata e Futbollit të Kosovës është sulmuar javëve të fundit nga një grup i strukturuar kriminal me interesa të caktuara, të cilët e sulmojnë Federatën, Kombëtaren, klubet e futbollit dhe futbollin në përgjithësi, veçanërisht kur pretendojnë se mund të ketë zgjedhje në FFK dhe të kapin këtë institucion.
Përmes këtyre sulmeve, ata kanë vendosur të riciklojnë informacione të pabazuara që ishin shpërndarë edhe në periudha të kaluara. Këto pretendime tani janë të njëjtat që janë sqaruar vite më parë nga një mori e institucioneve dhe organeve të drejtësisë, dhe ky është një kapitull i mbyllur.
Të inspiruar nga rasti kriminal i inceneratorëve në Shqipëri, ky grup kriminal kësaj radhe ka vendosur të punësojë Baton Haxhiun edhe në Kosovë, për të lustruar imazhin e dikujt dhe për të sulmuar të tjerët përmes mediave të pakta dhe pseudo-gazetarëve që ka. Për këtë grup kriminal, FFK-ja ka nisur procedurat e kallëzimit në organet më të larta shtetërore, organet e drejtësisë, si dhe në Këshillin për Parandalimin e Dukurive Negative në Sport.
Sa i përket shpifjeve, Baton Haxhiu dhe pseudo-gazetarët e tij, duke keqpërdorur të gjitha standardet etike dhe morale, përmes mediave të tyre që nuk kanë as audiencë masive e as vëmendje të duhur, kanë spekuluar me qëllim shantazhimin dhe dëmtimin e imazhit të futbollit përmes sulmeve ndaj klubeve, Kombëtares së Futbollit dhe vetë Federatës. Fatkeqësisht, ata po thirren në vlera të larta të gazetarisë dhe gazetarinë hulumtuese, por kanë shkelur në mënyrën më flagrante rregullat bazë të etikës në gazetari.
Ata kanë vendosur të mos e verifikojnë asnjë informacion, duke publikuar lajme të rreme me qëllim manipulimin e opinionit, shantazhimin dhe dëmtimin e futbollit. Për të gjitha pretendimet e bëra nga Albanian Post, FFK-ja nuk është kontaktuar në asnjë formë si palë që sulmohet në mënyrën më të ulët të mundshme. Federata tashmë ka nisur procedurat e denoncimit të këtyre keqpërdoruesve të lirisë së shprehjes për këto shpifje, në trupat ankuese të mediave në Kosovë, si dhe në organet gjyqësore.
Oligarku mediatik, i dënuar për shpifje, mashtrime dhe shantazhe nga organet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Baton Haxhiu, pronar i Albanian Post, para publikimit të këtyre lajmeve të rreme, ka sulmuar klubet, Kombëtaren e Kosovës dhe FFK-në, përmes disa kolumnave dhe disa paraqitjeve televizive në dy javët e fundit, për të vazhduar më pas me lajme të rreme në Albanian Post. E gjithë fushata e tij e ndyrë e shpifjeve dhe shantazhit ka për qëllim të denigrojë dhe baltosë secilin që është kundër grupit kriminal që ai i shërben dhe është pjesë e tij.
Edhe njëherë duam të ritheksojmë se të gjitha dokumentet dhe dyshimet që janë përmendur në këto shkrime janë informacione të ricikluara nga para 3 vjetëve. FFK-ja i bën thirrje të gjitha mediave në Kosovë që për çdo informacion të mundshëm që ju nevojitet, të respektojnë rregullat bazë të etikës në gazetari dhe t’i drejtohen FFK-së, përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.