FFK-ja nderon KEDS-in, si sponsor i dalluar, me fanellën zyrtare të Kombëtares

FFK-ja nderon KEDS-in, si sponsor i dalluar, me fanellën zyrtare të Kombëtares

Në atmosferë festive në prag të Festave të fundvitit, Federata e Futbollit e Kosovës-FFK, organizoi drekën e fundvitit me partnerët e saj.

KEDS-i, si sponsor i vlefshëm i FFK-së, u përfaqësua nga Milazim Avdiu – drejtor i Operimeve, të cilit, në shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme dhënë kësaj federate, në emër të kompanisë, iu dorëzua fanella e Kombëtares së Futbollit të Kosovës.

“Me qëllim të fuqizimit të futbollit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, KEDS-i, si një partner i dëshmuar fuqishëm për zhvillimin e Kosovës, në vazhdimësi ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë sponsor i Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka njoftuar KEDS-i.