
FFK-ja miraton buxhetin për vitin 2026, rreth 25 milionë euro buxheti i futbollit për këtë vit
Në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, që është duke u mbajtur me qëllim zgjedhjen e kryetarit të ri dhe organeve të reja të Federatës, u raportua edhe për punën gjatë vitit 2025, dhe për buxhetin për vitin 2026.
24 milionë e 985 mijë euro është buxheti i vitit 2026, që është një rritje prej 11 milionë euro më shumë.
Në prezantimin e buxhetit dhe raportit financiar, nga Agim Gashi përgjegjës për financa në FFK, u bënë të ditura detajet për planifikimin dhe shpenzimin e buxhetit gjatë vitit 2026.
