FFK-ja me mesazh urimi për 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!

FFK-ja me mesazh urimi për 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!

Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar 1 Qershorin Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Federata e Futbollit e Kosovës ka theksuar se në kuadër të programit Grassroots, i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të futbollit për fëmijë në të gjitha kategoritë, duke krijuar hapësira gjithëpërfshirëse për lojë, argëtim dhe edukim përmes futbollit.

“Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! Fëmijët janë e ardhmja dhe shpresa më e bukur e çdo shoqërie. Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të programit Grassroots, i kushton vëmendje të veçantë zhvillimit të futbollit për fëmijë në të gjitha kategoritë, duke krijuar hapësira gjithëpërfshirëse për lojë, argëtim dhe edukim përmes futbollit. Përmes këtyre aktiviteteve të shumta në mbarë vendin, FFK synon të mbështesë çdo fëmijë që ëndërron të bëhet pjesë e lojës më të bukur në botë. Misioni ynë është që futbollistet dhe futbollistët e së ardhmes t’i rrisim me dashuri dhe përkushtim!”, është bërë me dije në njoftimin e FFK-së.