HomeSportFFK-ja dhe TEB-i vazhdojnë partneritetin

FFK-ja dhe TEB-i vazhdojnë partneritetin

spot_img

TEB Banka ka rinovuar për edhe një vit marrëveshjen e sponsorizimit me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ajo u nënshkrua nga drejtori Menaxhues i TEB Bankës, Cihan Yilmaz, dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Drejtori Menaxhues i TEB Bankës, Cihan Yilmaz, u shpreh se janë krenarë që po e vazhdojmë bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës edhe për një vit tjetër.
Sipas tij, ky partneritet mbi dhjetëvjeçar është dëshmi e besimit në sportin kosovar dhe në potencialin e jashtëzakonshëm të futbollit të Kosovës.

“Si sponsor i Ekipit Kombëtar të Kosovës në futboll, TEB Banka ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë futbollistëve tanë në rrugëtimin e tyre drejt sukseseve të reja. Arritjet e deritanishme na bëjnë krenarë dhe na japin besim se futbolli kosovar do të vazhdojë të shënojë rezultate të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar që, përmes investimeve tona në sport, të kontribuojmë në zhvillimin e talenteve të reja dhe në forcimin e krenarisë kombëtare”, ka thënë ai

Presidenti Ademi vlerësoi bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite. “Vazhdimi i partneritetit me TEB Bankën është një dëshmi e besimit të ndërsjellë dhe e bashkëpunimit të qëndrueshëm që kemi ndërtuar ndër vite. Për më shumë se një dekadë, TEB Banka ka qenë një partner i rëndësishëm strategjik i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe një mbështetës i fuqishëm i futbollit tone, duke qenë pjesë e rrugëtimit të Ekipit Kombëtar, sfidave dhe sukseseve të futbollit Kosovar”, ka thënë ai, duke shtuar se partneritete të tilla afatgjata kanë një rëndësi të veçantë për FFK-në, sepse përtej mbështetjes financiare, ato përfaqësojnë besim në vizionin për zhvillimin e futbollit, fuqizimin dhe krijimin e mundësive të reja për gjeneratat e ardhshme.

“Jam i bindur se, me partnerë të dëshmuar si TEB Banka, do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi arritjet e deritanishme dhe të synojmë suksese edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare. Falënderojmë TEB Bankën që vazhdon të besojë në futbollin e Kosovës dhe të jetë pjesë e historisë sonë të përbashkët të suksesit”, ka thënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...