HomeSportFFK hap dyert e Kampit Nacional në Hajvali për futbollistët nga diaspora

FFK hap dyert e Kampit Nacional në Hajvali për futbollistët nga diaspora

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kampi Nacional në Hajvali është i hapur për të gjithë futbollistët dhe futbollistet nga diaspora që gjatë pushimeve verore qëndrojnë në Kosovë.

Sipas FFK-së, të gjithë lojtarët e të gjitha kategorive, pavarësisht ligës ku aktivizohen apo kombëtares që përfaqësojnë, mund ta shfrytëzojnë kampin për zhvillimin e seancave stërvitore në kushte profesionale.

Federata thekson se synimi i këtij projekti është ofrimi i një ambienti të përshtatshëm stërvitor dhe mirëpritja e futbollistëve në “shtëpinë e futbollit të Kosovës”.

Të interesuarit duhet të dërgojnë kërkesë në email adresën enismehmeti@ffk-kosova.com, duke specifikuar datën e dëshiruar të stërvitjes, orarin, numrin e pjesëmarrësve dhe vitin e lindjes.

Për grupet me më shumë se pesë lojtarë, FFK do të ofrojë edhe asistencë profesionale përmes trajnerëve të saj gjatë seancave stërvitore, në përputhje me kapacitetet dhe orarin e kampit.

FFK ka ftuar të gjithë të interesuarit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi gjatë qëndrimit në Kosovë, duke u dëshiruar qëndrim të këndshëm në atdhe.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...