HomeSportFFK do të vazhdojë ta mbrojë fuqishëm integritetin e garave

FFK do të vazhdojë ta mbrojë fuqishëm integritetin e garave

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha ndeshjet e kampionatit, duke theksuar përkushtimin maksimal për ruajtjen e integritetit të garave.

Në funksion të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, si dhe në përgjigje të interesimit të mediave lidhur me deklaratat e fundit të disa zyrtarëve të klubeve në rrjete sociale, Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Komisioni i Integritetit të Garave dhe Komisioni i Garave, sqarojnë si në vijim:

“Federata e Futbollit e Kosovës monitoron në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm këtë xhiro, por të gjitha ndeshjet e kampionatit. Paralelisht, ekziston edhe një organizatë e kontraktuar nga UEFA, e cila përmes mekanizmave të saj të specializuar bën monitorimin dhe analizimin e ndeshjeve për çështje që lidhen me integritetin”.

“Brenda FFK-së funksionon Komisioni i Integritetit të Garave, ku për çdo ndeshje angazhohen përfaqësues të këtij komisioni me qëllim të mbikëqyrjes dhe raportimit të çdo situate potenciale që mund të cenojë integritetin e garës”.

“Federata e Futbollit e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht për ruajtjen e integritetit të garave dhe nuk toleron asnjë formë të manipulimit të ndeshjeve apo ndikimit të paligjshëm në rezultatet sportive”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Lidhur me deklaratat publike të bëra nga zyrtarë të klubeve, FFK ka njoftuar se do t’i trajtojë ato me seriozitet të plotë dhe në përputhje me rregulloret në fuqi, do të iniciojë procedura disiplinore përkatëse, dhe sigurisht në bazë të kësaj do të përfshihen për të hetuar rastin edhe institucionet relevante, si Policia e Kosovës dhe organet tjera në kuadër të Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, institucione të cilat tashmë janë të njoftuara.

Po ashtu, FFK ka njoftuar se është në komunikim të vazhdueshëm me mekanizmat përkatës të UEFA-s, të cilët kanë qenë në dijeni për deklaratat e tilla, ndërsa ndeshjet në fjalë kanë qenë dhe mbeten të monitoruara.

“Megjithatë, ritheksojmë se shpeshherë në opinion qarkullojnë fjalë e deklarata për arsye të ndryshme, me qëllim dëmtimi i imazhit të njërit apo tjetrit klub, por edhe dëmtim të imazhit të përgjithshëm të futbollit të Kosovës, andaj ftojmë të gjithë ata që bëjnë pretendime publike që të paraqiten pranë organeve kompetente me fakte dhe dëshmi konkrete. Vetëm në bazë të provave të qëndrueshme mund të ndërmerren veprime konkrete dhe të garantohen procese të drejta”.

“Federata e Futbollit e Kosovës garanton se çdo individ apo klub që vërtetohet se është i përfshirë në manipulim të ndeshjeve apo cenim të integritetit të garave do të përballet me masa të rrepta disiplinore, deri në përjashtim nga të gjitha garat, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret e FFK-së, si dhe normativat e UEFA-s dhe FIFA-s”.

“Rikujtojmë se të gjitha klubet pretendente për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare janë nën monitorim të vazhdueshëm, duke qenë se UEFA nuk lejon përfshirjen në garat e saj të ekipeve që cenojnë integritetin e ndeshjeve”.

“FFK fton gjithashtu çdo person që posedon informata të besueshme lidhur me raste të tilla që t’i paraqesë ato pranë organeve kompetente, përfshirë Prokurorinë e Shtetit, teksa me rëndësi të veçantë do të ishin dëshmitë e drejtpërdrejta nga pjesëmarrësit apo akterët e ndeshjeve”.

“Federata e Futbollit e Kosovës, së bashku me të gjitha organet e saj, mbetet e përkushtuar maksimalisht për ruajtjen dhe avancimin e integritetit të garave, si dhe për ta çuar futbollin në nivel sa më të lartë, por edhe sa më të drejtë, transparent dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...