FFK dhe Komuna e Vitisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

FFK dhe Komuna e Vitisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Presidenti Agim Ademi ka pritur kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Hamiti.

Me këtë rast, në kuadër të bashkëpunimeve të FFK-së me komunat, është bërë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit edhe me Komunën e Vitisë.

Objekt i këtij bashkëpunimi do të jetë realizimi i përbashkët i investimeve dhe punimeve për ndërtimin e stadiumit në fshatin Prodesh të Komunës së Vitisë, së bashku me objektet tjera përcjellëse. Detajet e investimeve të secilës palë janë të përcaktuara në memorandum.

Ky bashkëpunim është pjesë e projektit të FFK-së “Çdo 45 ditë nga një fushë futbolli” dhe synon përmirësimin e infrastrukturës sportive nëpër të gjitha viset e Kosovës dhe ndihmon në përmirësimin e kushteve për futbollistët dhe komunitetin lokal.