Fetahu merr pjesë në mbledhjen e Bordit të FIBA Europës në Athinë

Fetahu merr pjesë në mbledhjen e Bordit të FIBA Europës në Athinë

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu ka marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të FIBA Europe, që është zhvilluar në Athinë.

Fetahu, i cili është anëtar i Bordit të FIBA Europës mori pjesë në këtë mbledhje, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për basketbollin evropian.

Kjo ishte mbledhja e gjashtë e Bordit të FIBA Europës, që ka mandat 2023-2027.

Eventi që u drejtua nga Federata e Basketbollit të Greqisë, u kryesua nga Presidenti i FIBA Europe, Jorge Garbajosa, ndërsa Presidenti i FIBA-s, Sheikh Saud Ali Al Thani, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s Andreas Zagklis dhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA-s, Europe Kamil Novak ishin të gjithë të pranishëm.

Mbledhja e ardhshme e Bordit do të mbahet në Riga, Letoni, më 22 maj, i ndjekur nga seminari i përgjithshëm i Sekretarëve të Federatave Kombëtare më 23 maj dhe Asambleja e Përgjithshme më 24 maj.

Kujtojmë se Fetahu është anëtar i Bordit të FIBA Evropës nga maji i vitit 2023.