Festat e korrikut erdhën në kryeqytet

Festat e korrikut erdhën në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga data 2 deri më 4 korrik do të mbahen disa aktivitete kulturore në kryeqytet.

“Festat e Korrikut erdhën! Në rrugën ‘2 Korriku’ në kryeqytet, nga data 2 deri më 4, zhvillohen aktivitete kulturore për të ringjallur memorien kolektive dhe për të kujtuar rezistencën e viteve ’90. Festojmë Deklaratën Kushtetuese të Kosovës, 2 korrik 1990, pikënisja e krijimit të shtetësisë, simbol i qëndresës dhe aspiratave tona për liri dhe pavarësi, një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë. Me moton ‘Thank You USA’, festojmë gjithashtu me muzikë e fishekzjarre, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, aleatit tonë më të madh”, ka shkruar Rama në “Facebook”.