
Ferizaj: Qytetari gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici
Pasditen e së mërkurës, qytetari 32-vjeçar nga Ferizaj, D.Sahiti, ka gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën ‘’Reçaku‘’ afër një barnatoreje në Ferizaj dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në këtë komunë.
“Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato”, thuhet në njoftimin e policisë, të postuar në Facebook.