Fëmijët e Qendrës Multifunksionale Silver vizitojnë muzeun në “Shtëpinë e Futbollit”

Fëmijët e Qendrës Multifunksionale Silver vizitojnë muzeun në “Shtëpinë e Futbollit”

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të mirëpresë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” të gjithë të apasionuarit pas historisë dhe traditës së futbollit shqiptar.

Së fundmi, fëmijët e Qendrës Multifunksionale Silver patën mundësinë të vizitojnë muzeun e FSHF-së, ku u shoqëruan nga pjestarë të stafit të federatës. Gjatë vizitës, ata u njohën me historinë e pasur të futbollit shqiptar përmes objekteve, relikeve dhe fotografive që përshkruajnë momente historike të një periudhe mbi një shekull.

Kjo nismë e ndërmarrë nga FSHF synon të ofrojë një eksperiencë të veçantë për vizitorët, duke sjellë më afër kujtimet dhe legjendat që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të vizitojnë muzeun, mund të dërgojnë kërkesën e tyre në adresën e email-it: [email protected] .