
Fëmijët e aktorit të njohur arrestohen për vjedhjen e donacioneve të spitalit ku ishte shtruar
Dy nga fëmijët e aktorit të njohur nigerian John Okafor janë arrestuar me akuza vjedhjeje të fondeve për pagesat e shtrimit të tij në spital vitin që shkoi.
I njohur ndryshe si ‘Mister Ibu’, 62-vjeçari u detyrua të gjymtonte njëren këmbë në nëntor, dhe një skemë donacionesh u organizua për pagesat e kurave.
Djali i tij Daniel Okafor dhe bija e adoptuar Jasmine Chioma akuzohen tashmë se kanë përdorur celularin e tij për të transferuar të paktën $60,700 për veten e tyre.
Dyshja nuk kanë komentuar që prej arrestimit të tyre në qyteti e Lagos.
Policia vendase lëshoi një deklaratë për arrestimin e tyre dhe hetimet për mashtrimin u raportuan në seancën e të enjtes, shkruan rrjeti britanik BBC.
Në gjykatë u tha se ata mund të liroheshin nëse paguanin garancinë prej $17,000 por deri tani ata mbeten në paraburgim.
Hetimet e policisë thanë se fëmijët e aktorit kishin instaluar një aplikacion në celularin e të atit pas nisjes së fushatës së mbledhjes së fondeve, që i aftësonte të transferonin paratë jashtë llogarisë së tij.
Problemet shëndetësore të zotit Ibu u bënë publike prej tetorit kur familja postoi një video të aktorit duke festuar në spital, ku ai i kërkonte fansave ndihmë me faturat mjekësore, dhe reagimi ishte iu gjere.
Aktori është bërë i famshëm që 20 vjet më parë me rolet e tij komike.
Industria gjigante e filmit në Nigeri njihet ndryshe dhe si ‘Nollywood’, shtrihet në disa dekada.
Mediat vendase thonë se aktori ka një total prej 13 fëmijësh, disa prej të cilëve të adoptuar.