Federata e Xhudos e Kosovës ka përkujtuar dyvjetorin e medaljes së argjendtë olimpike të fituar nga Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Në një postim në rrjetet sociale, Federata kujtoi se më 28 korrik 2024, Distria Krasniqi i solli Kosovës një tjetër medalje olimpike, duke vazhduar traditën e sukseseve të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.
Federata vlerësoi edhe kontributin e trajnerit Driton Kuka, nën drejtimin e të cilit u arrit ky sukses historik.
“Një moment krenarie kombëtare”, thuhet në postimin e Federatës së Xhudos të Kosovës

