
Federata e Karatesë e Kosovës ka zgjedhur Laureatët e Vitit 2025
Federata e Karatesë e Kosovës ka zgjedhur Laureatët e Vitit 2025, duke lënë prapa njërin ndër vitet më të suksesshme.
Karateist i vitit u shpall Islam Selmani, i cili u bë nënkampion bote. Çmimin ia ndau presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe kryetari i FKK-së, Besart Baruti. Karateistja e vitit u zgjodh Behije Mustafa.
Çmimi për trajnerin e vitit shkoi për Isak Currin, ndërsa Besart Vitija mori epitetin e gjyqtarit më të mirë. KK Sharri u vlerësua klubi më i mirë.
Ekipi i vajzave u nderua me “Çmimin Special”, kurse Leutrim Pepaj me çmimin “Punëtori sportiv i vitit”.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe nënpresidenti i KOK-ut, Milaim Kelmendi, që po ashtu ndau çmime për më të dalluarit.
