HomeSportFederata e Gjimnastikës së Kosovës pjesë e Kampit Europian të Gjimnastikës Ritmike

Federata e Gjimnastikës së Kosovës pjesë e Kampit Europian të Gjimnastikës Ritmike

spot_img

Federata e Gjimnastikës së Kosovës mori pjesë në Kampin Europian të Gjimnastikës Ritmike, të mbajtur nga 17-22 qershor 2025 në Budva, Mali i Zi.

Përfaqësuesit e Kosovës në këtë kamp ishin trajnerja Fiona Konxheli dhe gjimnastet Jumna Reka, Anarita Mihilli, Luna Dullovi dhe Ela Lahaj, të gjitha nga Klubi i Gjimnastikës Ritmike “Ritmiks”.

Gjatë kampit, pjesëmarrëset patën mundësinë të stërviten dhe të mësojnë nga ekspertë të njohur ndërkombëtarë, duke zhvilluar sesione të përgatitjes fizike, punës me elementet trupore dhe veglat, krijimit të kompozimeve, baletit dhe vallëzimit, si dhe të marrin pjesë në seminarin mbi rehabilitimin fizik dhe parandalimin e lëndimeve.

Programi u pasurua gjithashtu me aktivitete kulturore dhe vizita turistike.

Pjesëmarrja në këtë kamp ishte një mundësi e vlefshme për avancimin profesional të trajneres dhe zhvillimin teknik e artistik të gjimnasteve, duke u ofruar atyre përvoja të reja, njohuri bashkëkohore dhe frymëzim për punën e tyre të mëtejshme.

Federata e Gjimnastikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive për zhvillimin e sportistëve dhe trajnerëve tanë përmes pjesëmarrjes në aktivitete ndërkombëtare, duke investuar në ngritjen e cilësisë së gjimnastikës në Kosovë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...