FC Suhareka e bën transferin e radhës
Skuadra e promovuar sivjet në Superligë, Suhareka, e ka realizuar transferin e radhës.
Kjo skuadër e ka siguruar portën e saj tashmë për disa vjet.
Gardan i këtij ekipi do të jetë talenti Eurolind Avdimetaj, i ardhur nga Istogu.
Portieri i ri është i gjatë plot 197 centimetra dhe llogaritet si një nga më të talentuarit në vend.
Njoftimi u bë nga Suhareka përmes rrjeteve sociale: