
FC Prishtina njofton për përfundimin e bashkëpunimit me tre futbollistë
Klubi nga kryeqyteti të hënën është ndarë me tre futbollistë.
FC Prishtina ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka përfunduar bashkëpunimin me mesfushorin Gentrit Salihu, me futbollistin portugez Luis Mota dhe me mbrojtësin Ardi Ajdini.
Njoftimi:
FC Prishtina njofton përfundimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Ardi Ajdini.
Ajdini iu bashkua klubit tonë në verën e vitit 2022. Në edicionin 2024/2025, qendërmbrojtësi zhvilloi gjithsej 22 paraqitje në të gjitha garat zyrtare, duke dhënë kontributin e tij në sukseset e ekipit.
Ai ishte pjesë e skuadrës që triumfoi në Kupën e Kosovës 2025, teksa në fillim të këtij edicioni, Ajdini u huazua te Iliria e Prizrenit.
FC Prishtina e falënderon Ardi Ajdinin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar me fanellën bardhekaltër, duke i uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
FC Prishtina njofton se bashkëpunimi me mesfushorin Gentrit Salihu ka përfunduar me mirëkuptim të ndërsjellë.
Mesfushori, 22 vjeçar Gentrit Salihu, ishte pjesë e klubit për një sezon e gjysmë, gjatë së cilës periudhë ka regjistruar gjithsej 35 paraqitje zyrtare. Me fanellën bardh e kaltër, ai kontribuoi me 1 gol dhe 2 asistime, duke qenë gjithashtu pjesë e ekipit që triumfoi në Kupën e Kosovës 2025.
Gentrit Salihu u rikthye te FC Prishtina në korrik të vitit 2024, pasi më herët kishte qenë pjesë e klubit duke u formuar te ekipi U19.
FC Prishtina e falënderon Gentrit Salihun për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale.
FC Prishtina njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin portugez Luis Mota, me marrëveshje të dyanshme. Mota iu bashkua skuadrës sonë gjatë verës.🤝
Futbollistin e falënderojmë për profesionalizmin dhe kontributin e tij gjatë kohës në klubin tonë, duke i uruar suksese në sfidat e reja në karrierën e tij.
