
FC Prishtina ka arritur marrveshje me futbollistin boshnjak Harun Karić
FC Prishtina ka arritur marrveshje me futbollistin boshnjak Harun Karić.
Mesfushori qendror, 23-vjeçar, i bashkohet skuadrës sonë duke sjellë duke sjellë përvojë nga kampionate të ndryshme.
Së fundmi, Karić ishte pjesë e elitës së futbollit në Kirgistan, dhe luajti për ekipet Bars dhe Abdysh- Ata Kant ku arriti të fitojë titullin dhe superkupën.
Në karrierën e deritanishme, ai ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit kroat NK Lokomotiva, si dhe klubeve nga Bosnja dhe Hercegovina: Željezničar, Tuzla City dhe OFK Gradina.
Harun Karić ka përfaqësuar Bosnjën dhe Hercegovinën edhe në arenën ndërkombëtare, duke qenë pjesë e reprezentacioneve U19 dhe U21.
