HomeSportFC Prishtina emëron Prof. Malsor Gjonbalajn në krye të Këshillit Profesional

FC Prishtina emëron Prof. Malsor Gjonbalajn në krye të Këshillit Profesional

spot_img

FC Prishtina ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me profesorin Malsor Gjonbalaj, i cili i është bashkuar klubit në pozitën e udhëheqësit të Këshillit Profesional.

Sipas njoftimit të klubit, Prof. Gjonbalaj, përveç angazhimit të tij akademik, ka dhënë kontribut të çmuar në futbollin kosovar ndër vite. Nga klubi vlerësojnë se kualifikimet e tij akademike, shkencore dhe profesionale përfaqësojnë vlerat dhe ambiciet e FC Prishtinës për të afruar figura të shquara në strukturat drejtuese.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Profesor Malsor Gjonbalaj i cili i është bashkuar klubit si udhëheqës i Këshillit Profesional të FC Prishtina.

Përveç angazhimit të tij akademik, Prof. Gjonbalaj ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në futbollin kosovar për vite me radhë. Kualifikimet e tij si në fushën akademike, shkencore dhe profesionale janë dëshmia më e mirë për personalitetin e dëshmuar të tij si dhe synimet e klubit për të ofruar në radhët e veta figurat më eminente që ka Kosova.

Me përvojën dhe ekspertizën e tij, ai do të luaj një rol të rëndësishëm në hartimin e planeve të përgjithshme zhvillimore të klubit, me fokus të veçantë në avancimin e Akademisë së të Rinjve. Jemi të bindur se angazhimi dhe vizioni i tij do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të FC Prishtina dhe në realizimin e objektivave tona afatgjata duke synuar suskese më të mëdha.

Mirë se u ktheve në familjen bardhekaltër, Prof. Gjonbalaj!

#FCPrishtina #kapitulliri

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...