HomeSportFC Prishtina arrin marrëveshje me Alban Shalën

FC Prishtina arrin marrëveshje me Alban Shalën

spot_img

FC Prishtina ka arritur marrëveshje me Alban Shalën, i cili i bashkohet klubit në rolin e përgatitësit kondicional.

Shala vjen te bardhekaltrit me një përvojë të rëndësishme në futbollin vendor dhe rajonal.

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e shtabit teknik të FC Ballkanit, KF Laçit dhe KF Lirisë, ndërsa ka punuar edhe me Kombëtaren e Shqipërisë U21.

Me njohuritë dhe eksperiencën e tij në përgatitjen fizike të futbollistëve, Shala do t’i bashkohet stafit teknik të ekipit në prag të nisjes së përgatitjeve për edicionin e ri, duke sjellë profesionalizëm, përkushtim dhe energji të re në punën e përditshme të skuadrës.

FC Prishtina i uron Alban Shalës mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe suksese në këtë kapitull të ri me klubin tonë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...