HomeSportFC Prishtina 01 fiton Kupën e Kosovës në futsall, Ademi uron për...

FC Prishtina 01 fiton Kupën e Kosovës në futsall, Ademi uron për triumfin e pestë

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar FC Prishtina 01 për triumfin në finalen e Kupës së Kosovës në futsall, pasi skuadra kryeqytetase mposhti FC Liqenin me rezultat 6:3.

Në një postim publik, Ademi e cilësoi finalen si një përballje të mbushur me ritëm të lartë, emocione dhe rivalitet të fortë sportiv, e cila u kurorëzua me fitoren e merituar të FC Prishtina 01.

Postimi i Ademit:

🏆 Urime FC Prishtina 01 për triumfin e pestë në Kupën e Kosovës në futsall

Një finale e mbushur me ritëm të lartë, emocione dhe rivalitet të fortë sportiv u kurorëzua me fitoren e merituar të FC Prishtina 01 ndaj FC Liqeni, me rezultat 6:3.

Përgëzime të sinqerta për lojtarët, trajnerët dhe gjithë stafin e klubit kryeqytetas për këtë sukses të jashtëzakonshëm, pasi ky është trofeu i pestë në këtë garë, një arritje që flet qartë për dominimin dhe vazhdimësinë e tyre në futsallin kosovar.

Pa dyshim ky sukses vjen si rezultat i punës së madhe, disiplinës dhe përkushtimit të vazhdueshëm brenda klubit.

Respekt dhe vlerësim edhe për FC Liqenin për paraqitjen dinjitoze dhe lojën e fortë deri në fund.

Kjo finale ishte një tjetër dëshmi e nivelit në rritje të futsallit në Kosovë, për çka e përgëzoj edhe Komisionin e Futsallit për organizimin e mirë dhe për punën e vazhdueshme në ngritjen e këtij sporti në vendin tonë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...