Homeballine 2FC Policia e Kosovës shpallet kampione e Ligës së Parë, siguron inkuadrimin...

FC Policia e Kosovës shpallet kampione e Ligës së Parë, siguron inkuadrimin në Superligë, Ademi me urim

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar FC Policia e Kosovës për shpalljen kampione në Ligën e Parë të futsallit dhe sigurimin e inkuadrimit në Superligën e Kosovës për edicionin e ardhshëm.

Përmes një postimi publik, Ademi ka vlerësuar suksesin e skuadrës së Policisë së Kosovës, duke theksuar se ekipi, i cili vetëm një vit më parë iu bashkua garave nën ombrellën e FFK-së, dëshmoi organizim, disiplinë dhe cilësi të lartë sportive gjatë gjithë kampionatit.

Postimi i Ademit:

Urime FC Policia e Kosovës për titullin kampion në Ligën e Parë të futsallit dhe inkuadrimin në Superligën e Kosovës! 🏆⚽️👏👮‍♂️

Sonte patëm kënaqësinë ta ndajmë trofeun e kampionit për FC Policia e Kosovës, ekip i cili vetëm një vit më parë iu bashkua garave nën ombrellën e FFK-së, ndërsa në këtë edicion dëshmoi organizim, disiplinë dhe cilësi të jashtëzakonshme sportive.

Me paraqitje të shkëlqyera gjatë gjithë kampionatit, skuadra e Policisë së Kosovës arriti me plot meritë të shpallet kampione e Ligës së Parë dhe të sigurojë promovimin në elitën e futsallit kosovar për edicionin e ardhshëm.

Ky sukses pasqyron vlerat që përfaqëson edhe vet institucioni i Policisë së Kosovës, përkushtimin, profesionalizmin dhe punën ekipore. Me këtë rast, përgëzova drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe lojtarët, stafin teknik dhe gjithë pjesëtarët e klubit për këtë arritje të rëndësishme.

Njëkohësisht, urime edhe për FC Rahovecin për rikthimin në Superligën e Kosovës në futsall.

Suksese të dyja skuadrave në elitën e futsallit kosovar! ⚽🏆

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...