HomeSportFC Mitrovica kampione e Ligës së Dytë

FC Mitrovica kampione e Ligës së Dytë

spot_img

FC Mitrovica e ka mbyllur me suksee sezonin 2025/2026 duke fituar titullin e kampionit në Ligën e Dytë dhe njëherësh duke e siguruar inkuadrimin në Ligën e Parë.

Në ndeshjen e fundit të luajtur sot në stadiumin “Xhevat Jusufi”, skuadra mitrovicase e mposhti Podujevën, me rezultat 4:1. Kësisoj tashmë ky qytet do t’i ketë tri skuadra në Ligën e Parë. Me këtë fitore, klubi mitrovicas konfirmoi dominimin gjatë sezonit dhe rikthimin në një nivel më të lartë të garave në futbollin kosovar.

Pas përfundimit të ndeshjes, trofeu i kampionit iu dorëzua nga anëtari i KE i FFK-së, Xhelal Broja i cili në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka përgëzuar FC Mitrovicën për suksesin dhe inkuadrimin në Ligën e Parë, duke i uruar klubit suksese në sezonin e ri dhe vazhdimësi të rezultateve pozitive në gara.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...