FC KEK dhe Gubetini GmbH – Bashkë për SUPERLIGË
FC KEK dhe kryetari i klubit, Besnik Mjeku, kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me pronarin e firmës Gubetini GmbH, e cila operon në Frankfurt, Gjermani.
Klubi dëshiron të shprehë mirënjohjen e thellë ndaj pronarit të firmës, Bajrush Gubetini, për këtë mbështetje të çmuar.
Kjo marrëveshje është një hap i madh përpara për FC KEK dhe do të ndihmojë në përmirësimin e organizimit dhe arritjen e objektivave të klubit.
Pas promovimit në Ligën e Parë, kryesia e klubit po punon intensivisht për të tërhequr sa më shumë donatorë, me synimin e vetëm: ngritjen në Superligë.
Me mbështetjen e donatorëve dhe bashkëpunëtorëve të tillë, FC KEK është i vendosur për të arritur sukseset më të mëdha.